Please enter at least 3 characters.

Hamasi thotë se do të lirojë trupat e dy pengjeve të tjera

Grupi militant Hamasi ka njoftuar se sonte do të kthejë mbetjet e dy pengjeve tjera izraelite.

Trupat do të dorëzohen në orën 21:00, si pjesë e planit paqeruajtës që është arritur mes Izraelit dhe grupit të armatosur palestinez Hamas, transmeton Telegrafi.

Që nga nënshkrimi i kësaj marrëveshje të ndërmjetësuar nga SHBA në krye me presidentin Donald Trump, Hamasi ka vazhduar me procesin e dorëzimit të pengjeve.

Në anën tjetër, Izraeli ka akuzuar Hamasin se një nga pengjet e dorëzuar nuk përshtatet me listën e personave që ishin rrëmbyer në sulmin e Hamasit në Izrael.

Madje, të dyja palët vazhdimisht po akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit. /Telegrafi/