Please enter at least 3 characters.

Halil Kastrati do të ndërtojë Qendrën Rezidenciale për të moshuarit në Podujevë, në vlerë 2.5 milionë euro

2023/07/357810783_24152600921005333_1858998593440332921_n.jpg

Shoqata "Jetimat e Ballkanit", së bashku me Komunën e Podujevës do të ndërtojë Qendrën Rezidenciale për të moshuar në këtë qytet.

Shoqata do të financojë 2 milionë euro ndërsa Komuna e Podujevës do t’a mbështes me 530 mijë euro.

Objekti përveç qëndrimit ditor për të moshuar do ta ketë edhe kuzhinën popullore për ofrimin e shujtave ditore për 200 persona, hapësira rekreative, parkun, shërbimin parësor shëndetësor, dhoma fizioterapeutike.

Kryetari i Komunës Shpejtim Bulliqi shpreh falënderim për hoxhën Halil Kastrati, donatorët e shoqatës, si dhe i ka falënderuar edhe asamblistët e Kuvendit për miratimin e propozim vendimit për caktimin e lokacionit për ndërtimin e këtij objekti në qytetin e Podujevës./Telegrafi/