Please enter at least 3 characters.

Hajvalia nuk udhëton në Zvicër

2016/01/hajvalia-nuk-udh-euml-ton-n-euml-zvic-euml-r_hd.jpg

Hajvalia ka lajmëruar se do të udhëtojë në Zvicër për të zhvilluar fazën përgatitore për stinorin pranveror, por ky plan është anuluar, pasi që drejtuesit e këtij klubi nuk kanë mundur të sigurojnë termin për aplikim për viza hyrëse në Ambasadën e Zvicrës, raporton Sporti1.

Klubi nënkampion i stinorit vjeshtor në Raiffeisen Superligën e Kosovës, ka pasur një ftesë nga skuadra Payerne për të zhvilluar fazën përgatitore dhe për këtë kishte arritur të kontaktojë edhe klube tjera zvicerane për ndeshje miqësore, por e gjithë kjo ka "rënë në ujë" për një çështje që rëndom është dashur të zgjedhet me mirëkuptim nga autoritetet zvicerane.

"Kemi pasur disa takime pune me drejtues të ambasadës për të gjetur zgjidhje, por çdo gjë ka ngecur për shkak të hapësirës së shkurtër kohore për të kryer aplikimin dhe marr përgjigjen nga shteti zviceran për viza hyrëse, ndonëse ne si klub i kemi kryer të gjitha përgatitjet me kohë", tha për portalin Sporti 1, drejtori i Hajvalisë, Xhavit Pacolli.

Ndonëse, kjo çështje i ka dekurajuar, drejtuesit e Hajvalisë në bashkëpunim me shtabin teknik kanë gjetur zgjedhjen e re për fazën përgatitore, e cila do të zhvillohet jashtë Kosovës.

"Në komunikim me shtabin teknik kemi ardhur deri te zgjedhja më e mirë e momentit, që fazën përgatitore ta kryejmë në Durrës, ku po ashtu presim të bëhet një punë e mirë, pasi që kushtet nuk mungojnë dhe po ashtu ekipi do të ketë mundësi të zhvillojë disa lojë kontrolluese me skuadra të Kategorisë Superiore", tha Pacolli. /Telegrafi/