Please enter at least 3 characters.

Hajvalia do t’i zhvillojë ndeshjet në stadiumin e Prishtinës

2016/01/hajvalia-do-t-rsquo-i-zhvilloj-euml-ndeshjet-n-euml-stadiumin-e-prishtin-euml-s_hd.jpg

Hajvalia e cila nuk kaloi nëpër telashe financiare si shumica e klubeve të elitës së futbollit kosovar kishte vetëm një problem, atë të terrenit. Stadiumi në Kizhnicë nuk plotësonte as për së afërmi kriteret për një ndeshje të mirëfilltë.

Burimet e Supersport brenda klubit nga paralagjia e Prishtinës bëjnë të ditur se Hajvalia dhe klubi më me nam në futbollin kosovar Prishtina kanë arritur marrëveshjen që Hajvalia ti zhvillojë të gjitha ndeshjet e pjesës pranverore si vendëse në stadiumin e kryeqytetit.

Hajvalia është një ndër skuadrat më të përforcuara ndoshta edhe më aktivja gjatë afatit kalimtar dimëror dhe ka ambicie që në fund të edicionit për herë të parë në histori të klubit të shpallet kampione e Kosovës. /Telegrafi/