Please enter at least 3 characters.

Hailey Bieber mahnit me stilin e saj, shfaqet krah Justin Bieber në New York

Hailey Bieber rrëmbeu vëmendjen me paraqitjen e saj elegante gjatë një darke me bashkëshortin Justin Bieber në restorantin “The Corner Store” në lagjen SoHo të New Yorkut, përpara se çifti të merrte pjesë në festën e organizuar nga marka SKYLRK në hotelin luksoz “The Twenty Two”.

Modelja dhe themeluesja e markës Rhode u shfaq me një bluzë në nuancë të kuqe me detaje dantelle, të kombinuar me taka të zeza, duke vënë në pah stilin e saj minimalist dhe elegant.

Ndërkohë, Justin i qëndroi besnik stilit të tij të zakonshëm të thjeshtë, me bluzë me kapuç, xhinse të gjera dhe atlete të bardha, shkruan DailyMail.

Në festën e mbrëmjes, çiftit iu bashkuan emra të njohur të showbiz-it, mes tyre Teyana Taylor, Kevin Hart me bashkëshorten Eniko, Tate McRae, Kaia Gerber, si edhe motrat Alix dhe Ashtin Earle.

Teyana tërhoqi vëmendjen me një fustan të zi gjysmë transparent, ndërsa Tate McRae zgjodhi një fustan me dantellë në ngjyrë të zezë, të ngjashëm me stilin e Hailey.

Edhe Kaia Gerber u dallua me një fustan të shkurtër të zi, të kombinuar me këpucë të sheshta dhe syze dielli, ndërsa Eniko Hart u shfaq me një fustan ngjyrë kafe me elemente korseti.

Festa mblodhi një sërë figurash të njohura të industrisë së muzikës, modës dhe argëtimit, vetëm pak orë pas finales së Kupës së Botës. /Telegrafi/