Haaland i lë kohës të përcaktojë të ardhmen e tij, derisa pyetet për kalimin te Chelsea
Erling Haaland duket se po luan më shumë lojëra me media rreth të ardhmes së tij.
Anëtari i Borussia Dortmundit ende nuk ka shfaqur qëndrimin e tij nëse do të jetë apo jo pjesë e skuadrës nga Bundesliga.
Chelsea është skuadra më e interesuar në këtë afat kalimtar për norvegjezin, por që ende nuk ka diçka konkrete.
I pyetur nga gazetari Christian Falk rreth të ardhmes së tij, Haaland vetëm ka buzëqeshur dhe nuk ka pranuar të flas.
“Zotëri Haaland, a jeni duke qëndruar në Dormtund? Ai vetëm qeshi dhe nuk tha asgjë për Chelsean”, bën të ditur gazetari i Bild.
Siç raportohet në mediat angleze dhe ato gjermane, The Blues janë të gatshëm që të paguajnë 170 milionë euro plus bonuset në katër vite, për ta realizuar transferimin e sulmuesit në këtë verë. /Telegrafi/


