Please enter at least 3 characters.

GURI I VOGËL NË LUMTURI

2024/12/Emily-Dickinson.jpg

Poezi nga: Emily DickinsonPërktheu: Alfred Kola

Guri i vogël në lumturi
Që bredh Rrugës në vetmi,
S’do t’ia dijë për Karrierë
Në Nevojë, s’trembet asnjëherë—
Në ngjyrë Kafe Pallton qepur
Universin e mban veshur,
I pavarur porsi Diell
Vetë ndriçon apo këndell,
Përmbush Ligjin absolut
Rastësisht e thjesht pa ngut—