Please enter at least 3 characters.

Guardiola për fitoren e Cityt ndaj Realit: Jam i lumtur për fitoren, por edhe me paraqitjen

2018/01/pep-guardiola.jpg
128:"during The Emirates FA Cup Fourth Round between Cardiff City and Manchester City on January 28, 2018 in Cardiff, United Kingdom.
11:"Harry Trump

Pep Guardiola është shprehur mjaftë i lumtur për paraqitjen e Manchester Cityt në fitoren 2-1 në udhëtim te Real Madridi.

Citiznes e fituan takimin e parë në Ligën e Kampionëve si mysafir i Los Blancos, derisa kanë një avantazh të madh për në çerekfinale.

Guardiola ka lavdëruar paraqitjen e lojtarëve të tij, sidomos atë për Kevind de Bruynes dhe Gabriel Jesusit.

Real Madrid vs Manchester City (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

“Jam i lumtur për fitoren, por edhe për paraqitjen. 10-15 minutat e parë ishte të vështirë, mirëpo luajtëm mirë”, ka thënë fillimisht ai.

“Sot jemi të lumtur edhe pse nuk ka përfunduar asgjë. Ne shpresojmë që këtë paraqitje të bëjmë edhe në shtëpi”.

“Goli nga penalltia e De Bruynes na liroi nga presioni. Jesus është shumë i shpejtë dhe shumë i mirë, kishim nevojë për të dhe ai ishte aty”, ka shtuar më tej Guardiola.

Më 17 mars do të zhvillohet përballja e dytë, e që Real Madridi do të jetë mysafir i Manchester Cityt në Etihad Stadium. /Telegrafi/