Please enter at least 3 characters.

Guardiola pas barazimit ndaj Newcastle: Nëse nuk fitojmë, vështirë ta rivalizojmë Liverpoolin për titull

2019/11/Guardiola-vs-Newcastle.jpg
269:"NEWCASTLE UPON TYNE, ENGLAND - NOVEMBER 30: City manager Pep Guardiola reacts before the Premier League match between Newcastle United and Manchester City at St. James Park on November 30, 2019 in Newcastle upon Tyne, United Kingdom. (Photo by Stu Forster/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola e ka pranuar se gjasat për të rivalizuar Liverpoolin në garën për titullin në Ligën Premier, janë të vogla nëse ekipi i tij nuk i fiton ndeshjet.

Manchester City u ndal në udhëtim te Newcastle United, pasi barazoi me rezultat 2-2 edhe pse ishte në epërsi dy herë.

Ky barazim ka bërë që trajneri katalunas, Guardiola, të ndihet paksa i zbehtë në garën për titull me Liverpoolin, që udhëheq me 11 pikë para tyre.

"Ne pranuam dy goditje në portë dhe pranuam dy gola", argumentoi fillimisht trajneri i Citt pas ndeshjes.

"Mënyra se si luajtëm ishte vërtet e mirë, krijuam shanse kundër 10 lojtarëve të mbyllur në zonë dhe Martin Dubravka bëri pritje të mira".

"Në fund nuk duhet ta pranojmë goditjen e lirë dhe Jonjo Shelvey bëri ndryshimin".

Më vonë, Guardiola u pyet edhe rreth luftës për titullin e Ligës Premier këtë sezon, pasi Reds janë diferencuar në tabelë.

"Nuk është ide e mirë të mendosh për Ligën Premier ose sa pikë është Liverpooli përpara. Vetëm fitoni ndeshjet. Nëse nuk fitojmë, do të jetë më e vështirë", përfundoi Guardiola. /Telegrafi/