Please enter at least 3 characters.

Guardiola: Liverpooli është rivali më i vështirë që kam hasur në të gjitha ligat

2019/05/Klopp-Guardiola.jpg
319:"MANCHESTER, ENGLAND - JANUARY 03: Jurgen Klopp, Manager of Liverpool shakes hands with Josep Guardiola, Manager of Manchester City prior to the Premier League match between Manchester City and Liverpool FC at the Etihad Stadium on January 3, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka deklaruar se Liverpooli i Jurgen Kloppit është kundërshtari "më i vështirë" që ai ka hasur në karrierën e tij.

City është i përfshirë në një nga garat më të forta të Ligës Premier në vitet me Reds rivalët e tyre, ku ata udhëheqin garën me një pikë më shumë me dy ndeshje të mbetura.

Ish-trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munich nuk është i huaj për të fituar tituj në ligë deri tani, por beson se Liverpooli ka qenë sfiduesi më i fortë në kampionatet që ka drejtuar.

Pavarësisht se Guardiola është përballur me klube të forta si Real Madridi dhe Borussia Dortmundi në sezonet e mëparshme, ai thekson se Liverpooli është kundërshtari më i vështirë.

"Në ligë, po, është më i vështiri sigurisht. Çdo ligë që fitoni është shumë e bukur dhe është gjithmonë e vështirë, e sidomos kjo", ka thënë fillimisht Guardiola për Sky Sports News.

Pep Guardiola dhe Jurgen Klopp (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

"Veçanërisht nga ku kemi ardhur, duke marrë 100 pikë dhe ende jemi aty në garë".

"[Është e vështirë] që sportistët të mbajnë atë nivel për një kohë të gjatë dhe ne e kemi bërë atë përsëri", përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/