Please enter at least 3 characters.

Guardiola: Do të pikëllohem nëse Sane largohet

2019/07/PepGuardiolaLeroySane-1-e1564006345674.jpg
297:"MANCHESTER, ENGLAND - JANUARY 20: Leroy Sane of Manchester City embraces Josep Guardiola, Manager of Manchester City during the Premier League match between Manchester City and Newcastle United at Etihad Stadium on January 20, 2018 in Manchester, England. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Pep Guardiola e ka përsëritur dëshirën e tij që Leroy Sane të mbetet te Manchester City, ndërkohë që ai po lidhet me një kalim te Bayern Munich.

Anësori gjerman shënoi dy herë në fitoren prej 6-1 ndaj kampionit të premierligës së Hong Kongut, Kitchee, në ndeshjen parasezonale që u zhvillua të mërkurën.

Trajneri i bavarezëve, Niko Kovac, e ka quajtur atë lojtarin e ëndrrave për kampionin e Bundesligas, ndërsa futbollisti akoma nuk ka nënshkruar kontratë të re me Cityn dhe Guardiola e ka bërë edhe një herë të qartë se e dëshiron në skuadër.

Leroy Sane dhe Pep Guardiola (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

"Është një lojtar që e vlerësojmë, më pëlqen shumë. Mendoj se mund të bëhet më i mirë. Dy herë, tri herë e kam thënë se duam të qëndrojë".

"Prandaj i është bërë oferta për zgjatjen e kontratës. Nuk është në dorën tonë. Marrëveshja është e mirë dhe nëse dëshiron të largohet, unë do të pikëllohem. Shpresojmë të qëndrojë", ka thënë Guardiola. /Telegrafi/