Please enter at least 3 characters.

Guardiola: David Silva është njëri nga më të mëdhenjtë në histori të klubit

2020/01/Silva-Guardiola-1.jpg
293:"BOURNEMOUTH, ENGLAND - AUGUST 25: Pep Guardiola, Manager of Manchester City hugs David Silva of Manchester City after the Premier League match between AFC Bournemouth and Manchester City at Vitality Stadium on August 25, 2019 in Bournemouth, United Kingdom. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola e ka cilësuar spanjollin David Silva si njërin nga më të mëdhenjtë e klubit nga Etihad.

Mesfushori 34-vjeçar njoftoi se këtë verë do të largohet nga Etihad, pas plot 10 viteve mahnitëse të kaluar te Qytetarët.

Largimi i tij nga Etihad ka bërë që Silvas t’i bëhet një dokumentar i prodhuar nga City TV i quajtur Made in Gran Canaria, ku foli edhe Guardiola për të.

“Unë do të them vetëm se ai duhet të jetë krenar për gjithçka që ka arritur në futboll, sepse ai ka qenë i qëndrueshëm dhe, veçanërisht në këtë klub, ai do të mbahet mend gjithmonë si një nga lojtarët më të mëdhenj, më të mëdhenj, që ka veshur ndonjëherë fanellën e Man Cityt”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Nëse po flasim për pesë të parët, Davidi është njëri prej tyre, dhe unë nuk them kaq lehtë”.

Guardiola dhe Silva duke festuar një gol së bashku (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

“Ai nuk është i interesuar të japë intervista, të shfaqet në media sociale, Tëitter, Instagram, apo ndonjërin prej këtyre. Dhe duket sikur njerëz si David marrin më pak merita sesa njerëzit që e bëjnë atë gjatë gjithë ditës”.

“Por unë do t'ju them diçka që ai ka, dhe ky është respekti i profesionistëve – i shokëve të tij të ekipit, rivalëve të tij, menaxherëve të tij, menaxherëve ndaj të cilëve ai ka luajtur. Dhe ai ka të gjitha këto”.

“Disa kanë gjithë respektin jashtë, por brenda zhveshtoreve nuk kanë. David është pikërisht e kundërta dhe kjo është trashëgimia më e mirë që ai mund të kishte”, përfundoi trajneri i Cytyt. /Telegrafi/