Please enter at least 3 characters.

Gruevski-Davutogllu, bisedohet për sfidat e Ballkanit

2017/09/Davutoglu-Gruevski.jpg

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski në një takim me ish-kryeministrin e Turqisë, Ahmed Davutogllu kanë biseduar për sfidat e përbashkëta të Maqedonisë dhe Turqisë, duke u fokusuar te zhvillimi dhe tek perspektivat ekonomike.

Në takim gjithashtu është biseduar për ngjarjet aktuale, situatën politike, prioritetet e shtetit dhe miqësinë mes dy vendeve që është ngritur në vitet e kaluara, njofton Telegrafi Maqedoni.

''Miqësia e Maqedonisë dhe Turqisë është në themele të forta dhe si rezultat i bashkëpunimit të mirë tradicional. Përshëndesin ndihmën e Turqisë dhe përdorimin e emrit zyrtarë të vendit.'' tha Gruevski pas takimit.

Sfidat për rrugët euro-atlantike gjithashtu u biseduan në këtë takim. /Telegrafi/