Please enter at least 3 characters.

Gruaja nga Indiana e kupton se është shtazënë vetëm katër orë para lindjes së foshnjës

2020/05/PRI_152819079-e1590772414598.jpg

Kur Lizzie Quah, një mësuese 23 vjeçare e baletit, filloi të përjetone “dhimbje të këqija”, mendoi se kishte një gur në veshka.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pasi shkoi në spital ajo zbuloi se ishte shtatzënë – vetëm katër orë para lindjes.

Lizzie nga Bloomington në Indiana të SHBA-së, ka ndarë historinë e saj në TikTok, duke shpjeguar sesi nxitoi në dhomën e urgjencës, pasi përjetoi dhimbje të rënda më 23 qershor 2019.

Ajo kishte shkuar në spital me bindjen se zhvilloi gur në veshka, dhe pasi ishte përballur njëherë me këtë problem, e dinte se çfarë po bënte. Pasi u pranua në spital mjekët u pajtuan t’ia trajtojnë dhimbjen me ilaçe, por duhej të bënte një kontroll për t’u siguruar që nuk ishte shtatzënë.

Doli se ajo ishte shtatzanë madje ishte zhvilluar për tetë centimetra në vaginë, kur e kontrolluan atë.

“E kuptova që isha në prag të lindjes atë natë”, thotë Lizzo në video.