Please enter at least 3 characters.

Gruaja e Navasit zbulon destinacionin e mundshëm të portierit

2019/05/Keylor-Navas-2-e1557995623397.jpg
261:"MADRID, SPAIN - AUGUST 11: Goalkeeper Keylor Navas of Real Madrid CF warms up before the Santiago Bernabeu Trophy between Real Madrid CF and AC Milan at Estadio Santiago Bernabeu on August 11, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Andrea Salas postoi një sërë fotografish të marra nga qyteti i Portos dhe shumëkush e interpreton si destinacioni i radhës së Keylor Navasit.

Ky i fundit duket se e ka përfunduar karrierën në Real Madrid pasi që trajneri francez, Zinedine Zidane, ka zgjedhur portierin belg, Thibaut Courtois.

Salas, gruaja e kostarikasit aktualisht është me pushime në qytetin portugez duke vizituar një mik dhe ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram.

Në njërën prej tyre ka lënë një mesazh mjaft domethënës, ku ka shkruar "Ne jemi duke qëndruar këtu", e cila gjë është interpretuar si një mesazh se do ta shohim sezonin e ardhshëm 32-vjeçarin.

Portieri mund të shihet si një zëvendësim për Iker Casillasin pasi portieri spanjoll pësoi një sulm në zemër dhe nuk pritet që të kthehet në botën e futbollit.

Ndryshe, Navas mund të transferohet edhe në skuadra tjera evropiane duke përfshirë Arsenalin e Romën. /Telegrafi/