Please enter at least 3 characters.

Griezmann: Tash do të festojmë

2018/07/Antoine-Griezmann-1-1-e1531689753556.jpg
246:"MOSCOW, RUSSIA - JULY 15: Antoine Griezmann of France kisses the World Cup trophy following the 2018 FIFA World Cup Final between France and Croatia at Luzhniki Stadium on July 15, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi francez, Antoine Griezmann, thotë se akoma nuk mund të besojë për suksesin e arritur në 'Rusia 2018'.

Kombëtarja e Francës u shpall kampion bote pas triumfit ndaj Kroacisë (4-2) në finalen e Kampionatit Botëror në Luzhniki Stadium.

 (Foto: Getty Images)

Futbollisti i Atletico Madridit ishte njëri prej protagonistëve, pasi goli i pari (autogoli i Mario Mandzukic) u shënua pas një harkimi të tij nga gjuajtja e lirë.

Më pas, i njëjti futbollist e shënoi edhe golin e dytë të Les Bleus nga pika e bardhë.

lexo po astu

"Akoma nuk po e besoj se çfarë po ndodh. Jam shumë krenar me këtë skuadër: Lojtarët dhe stafin (e trajnerëve), stafin teknik dhe stafin mjekësor. Jemi një grup shumë i bashkuar".

(Foto: Getty Images)

"Bëmë diçka të jashtëzakonshme, bëmë historinë dhe do ta shijojmë këtë. Do t'i takojmë familjet tona dhe do të bëjmë festë".

"Nesër (e hënë) në Francë do të jetë po e njëjta gjë, do të festojmë me popullin francez", ka deklaruar Griezmann. /Telegrafi/