Please enter at least 3 characters.

Griezmann beson se Zidane do të ishte trajneri më i mirë i mundshëm i Francës

2018/11/Antoine-Griezmann-e1542704935128.jpg
274:"AMSTERDAM, NETHERLANDS - NOVEMBER 16: Antoine Griezmann of France wins a header during the UEFA Nations League Group A match between Netherlands and France at the Stadion Feijenoord on November 16, 2018 in Amsterdam, Netherlands. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
12:"Getty Images

Antoine Griezmann beson se Zinedine Zidane do të ishte trajneri ideal i Përfaqësueses së Francës.

Sulmuesi i Atletico Madridit, është i mahnitur nga puna e mirë e Zizu te Real Madridi dhe do donte të punonte nën urdhrat e tij te Franca, pavarësisht se Didier Deschamps është treguar i suksesshëm.

"Nuk e di edhe për sa gjatë Deschamps dëshiron të qëndrojë si trajner i përfaqësueses", ka thënë Griezmann për ESPN FC.

Antoine Griezmann me trofeun e Botërorit (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

"Ai e ka fituar respektin që e ka dhe mendoj se ai mund të vazhdojë si trajner për aq sa dëshiron".

"Sidoqoftë, Zidane mund të jetë trajneri më i mirë i mundshëm për momentin", ka shtuar Griezmann.

Zidane si lojtar e ka fituar Kampionatin Botëror 1998 dhe pastaj Evropianin dy vite më vonë.

Deschamps është në krye të Francës që nga viti 2012. /Telegrafi/