Please enter at least 3 characters.

Grezda mund të vazhdojë karrierën në Hungari, Diosgyori klubi më i interesuar

2021/02/1612182006789_1612079057076_2019-12-11T182811Z_975649073_RC26TD9OBE71_RTRMADP_3_SOCCER-CHAMPIONS-DZA-MCI-REPORT.png

Nuk është më sekret që sulmuesi i Osijekut, Eros Grezda nuk është në planet e trajnerit Nenad Bjelica dhe ai po përgatitet për një transferim.

Siç kanë shkruar mediat kroate, disa klube nga Koreja e Jugut, Polonia dhe Hungaria ishin të interesuar për Grezdën.

Sot është zbuluar klubi që me shumë gjasa do të vazhdojnë karriera e anësorit shqiptar.

Midis klubeve hungareze, Ferencvaros, MOL Fehrvar, Puskas Academy dhe Diosgyor që ishin opsione , Grezda duket se ka zgjedhur këtë të fundit, që udhëhiqet nga ish-trajneri i Osijekut, Zoran Zekic.

Këtë sezon Grezda luajti katër herë për Osijek në HNL dhe shënoi një gol. /Telegrafi/