Please enter at least 3 characters.

Greta Koçi me projekte të reja

2016/01/11892254_880157285388352_919633016290885112_n-e1444646809861.jpg

Sapo ka publikuar projektin e saj më të ri në bashkëpunim me reperin Gold Ag, këngëtarja Greta Koçi ka nisur punë për projektet e radhës.

“Mas miri” rezultoi mjaft suksesshëm duke marrë pëlqimin e menjëhershëm të publikut dhe milionat në kanalin “Youtube”, sukses ky për të cilin këngëtarja shprehet mjaft e kënaqur.

Greta për Telegrafin tha se ka punuar shumë për këtë projekt dhe është e lumur që mundi iu shpërblye.

“Jam e kënaqur shumë për suksesin e madh që po korr ky bashkëpunim. Jemi përpjekur së bashku me Arianin që të sillnim një këngë të kapshme për veshin e publikut. Kënga u realizua shumë shpejt por me një përkushtim të madh ia arritëm”, u shpreh këngëtarja duke zbuluar se së shpejti do të vijë me projekte të reja.

“Jam duke punuar për dy materiale të reja, të cilat do të publikohen shumë shpejt. Së shpejti do të më shihni me një videoklip tjetër”.

Artistja shqiptare, e shpërblyer me disa çmime në festival, gjithashtu tregoi arsyet se përse kohëve të fundit nuk ka marrë pjesë në ndonjë të tillë.

“Nëse nuk kam materialin e duhur muzikorë, nuk marr përspiper të lancoj asgjë. Përpiqem gjithmonë të sjell diçka të bukur dhe një këngë që do ti rezistoj kohës sepse ndjej përgjegjësi ndaj publikut dhe fansave të mi”.

Veç angazhimeve muzikore, Greta Koçi ka kohë që është e kyqur edhe në politikë, si pjesë e Partisë Demokratike. /Telegrafi/