Please enter at least 3 characters.

Graniti e Leonita festojnë përvjetorin e parë të martesës

2018/07/norikuka_35617644_253252785447649_5417439058731204608_n-e1530608022460.jpg

Granit Xhaka po shkëlqen me kombëtare zvicerane në kampionatin botëror që po zhvillohet në shtetin rus.

Por, pos jetës prej një sportisti, prishtinasi ka edhe një jetë bashkëshortore pas martesës me Leonita Lekajn.

Me këtë të fundit, pikërisht në këtë datë, një vit më parë kishte kurorëzuar lidhjen disavjeçare dhe romantike.

Këtë ditë e ka kujtuar edhe fotografi që u përkujdes të përjetësoi përmes imazheve ditën më të lumtur të jetës së tyre, Norik Uka.

Ai ka publikuar në llogarinë personale në Instagram disa poza të dyshes gjatë ditës së martesës, ku dyshja shihen tejet të lumtur.

Theksojmë se në ceremoninë e dasmës së dyshes ishin prezent shumë miq dhe familjarë teksa janë argëtuar nën ritmet e muzikës së mirëfilltë shqipe.

URIME Granit dhe Leonita. /Telegrafi/