Please enter at least 3 characters.

Granit Xhaka me dy gola të shpejtë për Arsenalin

2023/05/xhaka-5.jpg

Arsenali është duke fituar 2-0 ndaj Wolvesit në xhiron e fundit të Ligës Premier.

Të dy golat i ka shënuar mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane, Granit Xhaka.

Goli i parë u shënua në minutën e 11-të, kur Granit u asistua prej Gabriel Jesus.

E dyta për të erdhi pas vetëm katër minutash, me Xhakën që dyfishoi epërsinë për Gunners.

Me këto dy gola, Xhaka ka shtatë gola dhe shtatë asistime. /Telegrafi/

https://twitter.com/GoalsClips/status/1662847514263814145

https://twitter.com/GoalsClips/status/1662848037151023105