Please enter at least 3 characters.

Grabitje e armatosur në Dibër, një i vrarë e katër të plagosur

2016/01/grabitje-e-armatosur-n-euml-dib-euml-r-nj-euml-i-vrar-euml-e-kat-euml-r-t-euml-plagosur_hd.jpg

Mësohet se viktima është një nga autorët e vjedhjes, i dyshuar me origjinë nga Shqipëria, i cili ka qenë pjesë e grupit prej 6 të maskuarve që kanë hyrë në argjendarinë e vëllezërve Erebara në Dibër.

Të plagosur kanë mbetur pronari i argjendarisë Mexhit Erebara, aktualisht i shtruar në Urgjencën e Shkupit.

I plagosuri i dytë është taksisti Agron Cami, i cili ishte marrë peng në planin e grupit me maska, për mbërritjen dhe për largimin nga vendi i ngjarjes, gtransmeton Zhurnal.

Sipas kreut të komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata, për momentin po mretëron një gjendje kaotike në këtë qytet.

Sipas tij, 6 persona të maskuar kanë rrëmbyer një taksi, kanë ardhur në qendër të qytetit janë futur në dyqanet e argjendarisë së vëllezërve Erebara dhe kanë plaçkitur gjithçka ka pasur në ato dyqane.

“Një pronar është i plagosur, një tjetër që është qytetar i Dibrës edhe ai është i plagosur dhe që të dy janë dërguar me urgjencë për në Shkup. Fatkeqësisht në vendin e ngjarjes prej orës 11 e deri më tani nuk është komandanti i policisë, nuk është inspektori i krimeve, policia në Dibër nuk funksionon…”, ka thënë Lata.

Aktualisht, policia ka mbyllur të gjitha hyrje-daljet nga qyteti si dhe vendkalimin kufitar me Shqipërinë në Bllatë. /Telegrafi/