Please enter at least 3 characters.

Grabitet Tite, ish-trajneri i Brazili gjithashtu përjeton dhunë nga hajdutët

2022/12/tite-1.jpg
204:"epa10350854 Brazil's head coach Tite reacts during the FIFA World Cup 2022 round of 16 soccer match between Brazil and South Korea at Stadium 974 in Doha, Qatar, 05 December 2022. EPA-EFE/Rungroj Yongrit
7:"EPA-EFE

Tite, trajneri që drejtoi Brazilin në Kupën e Botës “Katar 2022”, ka përjetuar një situatë shumë të pakëndshme në qytetin e Rio de Zhaneiro.

Përkatësisht, Tite është grabitur në orët e para të mëngjesit të sotëm duke shëtitur në Barra da Tijuca.

Grabitësit thuhet se i kanë hequr me dhunë zinxhirin e arit nga qafa ish-trajnerit të Brazilit.

Ata madje thuhet se nuk e humbën rastin për t'i dhënë disa fjalë të rënda teksa ia kanë tërhequr edhe veshin.

Fjalët e rënda në drejtim të Tites erdhën për shkak të dështimit të Brazilit në Kampionatin Botëror.

Selecao u eliminua në çerekfinale nga Kroacia, e cila ishte më e mirë pas gjuajtjes së penalltive. /Telegrafi/