Please enter at least 3 characters.

Google arnon 16 lëshime në Chrome

2016/01/f.0120101620523_210.jpg

Lëshimet në versionin e mëparshëm të Chrome, të cilin e ka zëvendësuar versioni 8.0.552.237, janë gjetur në disa komponentë, përfshirë mbështetjen për zgjerime, shfletuesin e integruar të dokumenteve .PDF dhe pjesës për përpunimin e stileve të cilët përshkruajnë pamjen e faqeve (CSS).

Grupi prej 13 lëshimeve janë kategorizuar si kërcënime të rrezikshme, dy mesatarisht të rrezikshme, gjersa një prej tyre është vlerësuar si kritik. /Telegrafi/