Please enter at least 3 characters.

Gold AG takohet me Don Xhonin

2020/12/arianagushi_130459645_188228436301804_2624468848657200880_n-e1607698650103.jpg

Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, ka qenë mjaft aktiv gjatë këtij viti me projekte muzikore të shumta.

Teksa shijon vazhdimisht sukseset e këngëve të tij, Gold AG, mesa duket ruan një respekt të veçantë edhe për sukseset e kolegëve.

Ai së fundmi është takuar rastësisht me reperin e ri Don Xhon, i cili është kthyer në një prej artistëve të rinj më të dëgjuar të momentit.

Gold AG ka publikuar një fotografi me Don Xhonin në rrjetin social Instagram, të cilën e ka shoqëruar me një emoji flake në mbishkrimin e saj.

Kjo tregon për miqësinë e mirë që dyshja në fjalë kanë zhvilluar me njëri-tjetrin.

Duke qenë të përfshirë në të njëjtën rrymë muzikore, nuk përjashtohet edhe mundësia e ndonjë bashkëpunimi – e që ka qenë ndër hamendësimet e shpeshta të fansave të tyre në hapësirën për komente. /Telegrafi/