Please enter at least 3 characters.

Goditi me veturë zyrtarin policor në Vushtrri, i dyshuari arratiset

Derisa njësiti policor ishte në kryerje të detyrës zyrtare duke drejtuar komunikacionin, një i dyshuar me veturën e tij nuk ka respektuar urdhrin e zyrtarit policor dhe i njëjti ka ofenduar dhe ka goditur me veturë zyrtarin policor.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 18:50, në Vushtrri. tutje bëhet e ditur se viktima nuk ka pësuar lëndime, ndërsa i dyshuari është arratisur.

"Vushtrri, 31.05.2026 – 18:50. Është raportuar se derisa njësiti policor ishte në kryerje të detyrës zyrtare duke drejtuar komunikacionin, një i dyshuar me veturën e tij nuk ka respektuar urdhrin e zyrtarit policor dhe i njëjti ka ofenduar dhe ka goditur me veturë zyrtarin policor mashkull kosovar. Viktima nuk ka pësuar lëndime ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor", thuhet në raport. /Telegrafi/