Please enter at least 3 characters.

Godasin të riun me shkop bejsbolli në Angli, viktima u mbijeton goditjeve - kalimtarja e rastit filmon gjithçka (Video, +18)

2019/02/1-182.jpg

Një rrahje brutale është filmuar me telefon të mençur, ku shfaqen disa personat duke e goditur me shkop të bejsbollit në kokë një burrë në një lagje të banuar.

Sulmuesit nuk kursenin asgjë duke filluar nga grushtat e shqelmat dhe më pas me shkop bejsbolli, kur autorja e video thotë se e filmoi për t'ia dokumentuar policisë së Lutonit sulmin brutal, transmeton Telegrafi.

Ende nuk dihen motivet e sulmit në rrugën Saxon, ndërsa përdoruesit e rrjeteve sociale mbetën të shokuar me atë çfarë panë në videon e publikuara.

Megjithatë ajo çfarë u ka bërë më shumë përshtypje, është fakti se si viktima për asnjë moment nuk zmbrapset dhe i reziston goditjeve me shkop të bejsbollit në kokë. /Telegrafi/