Please enter at least 3 characters.

Glik duket i dorëzuar, krenohet që Monaco arriti deri në gjysmëfinale

2017/05/KamilGlik-e1493847503612.jpg
232:"MONACO - NOVEMBER 22: Kamil Glik of Monaco during the UEFA Champions League Group E match between AS Monaco FC and Tottenham Hotspur FC at Louis II Stadium on November 22, 2016 in Monaco, . (Photo by Michael Steele/Getty Images)
12:"Getty Images

Kamil Glik thotë se Monaco duhet të krenohet me atë që ka arritur në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Skuadra nga principata ka arritur deri në gjysmëfinale të garës më të madhe evropiane për klube, ndërsa pësoi në shtëpi me rezultat 2-0 nga Juventusi në ndeshjen e parë.

“Juventusi bëri lojën e vet dhe u mbrojt mirë. Në krijuam disa raste të rëndësishme, por nuk ishim në gjendje që t’i konvertonim në gola”.

“Tash objektivi është që të përpiqemi ta fitojmë Ligue 1 sa me shpejtë që mundemi. Do të shkojmë në Torino ta zhvillojmë lojën tonë dhe do të japim maksimumin”.

“Tashmë jemi krenarë për atë që kemi bërë, sepse arritja në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve është gjë e rëndësishme”, ka deklaruar ish-mbrojtësi i Torinos për Mediaset Premium. /Telegrafi/