")
Please enter at least 3 characters.

Gjykata sot jep vendimin për Fatos Rizvanollin, i akuzuar për terrorizëm

2016/12/1-verona-620x275_1460630832-7305004.jpg

Sot Gjykata Themelore në Ferizaj do të japë fjalën përfundimtare ndaj Fatos Rizvanollit, i akuzuar për veprën penale “Rekrutim për terrorizëm”.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

“Në Gjykatën Themelore në Ferizaj vazhdon seanca gjyqësore me fjalën përfundimtare, ndaj të pandehurit F.R. i akuzuar për shkak të veprës penale “Rekrutimi për terrorizëm nga neni 139 lidhur me nenin 31 KPRK-së”. thuhet në njoftim.

Fatos Rizvanolli u arrestua më 16 mars të këtij viti nën dyshimin se ka kryer transportin e kosovarëve për në Siri si dhe ka mbuluar financiarisht udhëtimet e tyre për t’ju bashkuar grupeve terroriste./Telegrafi/