Gjykata Penale hedh poshtë shpekulimet për ''amnistim'' të Gruevskit
Pas shkrimeve nëpër media për gjoja ndërrimin e gjykatësve për të shpëtuar Nikolla Gruevskin nga paraburgimi, ka reaguar vetë Gjykata Themelore Shkupi 1, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, Gruevski dhe të tjerët funksionarë të OBRM-PDUKM-së nuk kanë marrë paraburgim që më pastaj të hiqet gjykatësi Darko Todorovski në lëndën ''Titanik'' të PSP-së.
Gjykata sqaron se nëse do të ishte marrë një vendim për këtë lëndë, atëherë do të duhej të përgatitet procesverbali, që do të mundësonte gjykatësin Todorovski të jep deklaratë, kështu do të hidhej poshtë kërkesa për heqjen e tij.
Më tej, gjykata thotë se votimi është i fshehtë, e rezultatin nuk mundet ta dijë as Stojançe Ribarev, ushtrues detyre kryetar i gjykatës. Ribarev nga ana tjetër deklaron se nuk ka patur njohuri se si mbrojtja e të akuzuarve në këtë lëndë ka patur njohuri për përbërjen e gjykatësve, që më pastaj të kërkojnë ndërrimin e një gjykatësi./Telegrafi/


