Please enter at least 3 characters.

Gjykata Administrative e Tiranës pranon ankesën e maqedonasve, kundër ministrit Bushati

2017/12/bushati.jpg

Gjykata Administrative në Tiranë ka vendosur në të mirë të maqedonasve që jetojnë në Shqipëri, kundër ministrit të Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.

Kjo ka ardhur si rezultat i një deklarimi të Bushatit, që maqedonasit i ka quajtur "sllavomaqedonas".

Ankesa ka shkuar në gjykatë nga shoqata maqedonase "Dielli", e cila është ankuar te Komisare për mbrojtje nga diskriminimi, duke kërkuar falje publike nga ana e ministrit Bushati.

Komisari e ka refuzuar ankesë, por pas parashtresës në Gjykatën Administrative, e njëjta ka reaguar dhe ka kërkuar nga Komisari që të korrigjohet refuzimi./Telegrafi/