Please enter at least 3 characters.

Gjuajte me armë zjarri, konfiskohet një kallashnikov

2019/07/67eb276a-fdbc-46e4-b710-fd95bce76acc.jpg

Policia ka arrestuar një person të dyshuar në Klinë i cili ka shtënë disa herë në ajër me armë zjarri.

Në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur dhe janë konfiskuar 5 gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit, kurse gjatë bastisjes në shtëpinë e tij është gjetur dhe është konfiskuar një armë automatike AK-47 me 30 fishekë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.