Please enter at least 3 characters.

“Gjithë Shqipëria festoi me ju o mbret” - dron për Luizin dhe Kiarën një ditë pas momentit magjik në BBVA

2023/02/collage-5-scaled.jpg

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito natën e djeshme (e mërkurë) bënë bujë të madhe nëpër të gjitha mediat dhe rrjetet sociale për momentet e bukura që dhuruan në Big Brother VIP Albania.

Ata bënë një dasmë tradicionale me të gjitha gjërat që kërkon ceremonia, ndonëse mes tjerash shkëmbyen edhe puthjen e parë.

Momenti kur dhanë puthjen u bë virale nëpër rrjete sociale dhe po vazhdon të komentohet akoma.

Sot (e enjte) atyre iu është bërë një befasi, teksa ia kanë sjell një dron me fotografinë e tyre.

“Gjithë Shqipëria feston me ju o mbret”, thuhet bashkangjitur fotografisë së banorëve.

Pas puthjes, Kiara u shpreh se e ndjente ta bënte në një moment të tillë duke treguar se tashmë ka ndjenja për këngëtarin shkodran.

Kiara dhe Luizi ndërkaq zyrtarisht janë çifti i parë i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania. /Telegrafi/