Please enter at least 3 characters.

Gjithçka që ndodhi në ndeshjen KOSOVË 4-0 Azerbajxhan

2018/11/Kosova-1.jpg

Kosova zhvilloi ndeshjen më të rëndësishme deri më tani në Ligën e Kombeve. Skuadra e parë ishte nikoqire e Azerbajxhanit në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë, ku fitoi me rezultat 4-0.

Telegrafi ju ka mbajtur të informuar në kohë reale dhe drejtpërdrejt për secilin detaj në lidhje me këtë përballje jashtëzakonisht të rëndësishme të Përfaqësueses së Kosovës.

20/11/2018 22:34-Përfundon ndeshja: KOSOVA 4-0 Azerbajxhani

Arritje historike për Kosovën në Ligën e Kombeve. Përfaqësuesja jonë e ka përfunduar në vend të parë fazën grupore në Grupin 3 të Ligës D.

Nga gjashtë ndeshje të zhvilluara, Kosova ka regjistruar katër fitore dhe dy barazime, dhe mban vendin e parë në grup me 14 pikë.

20/11/2018 22:32

90' Tri minuta lojë shtesë dhe pritet fishkëllima e fundit për festën e madhe.

20/11/2018 22:32

12.532 tifozë e shijuan këtë superfitore.

20/11/2018 22:30

88' Përpjekje të dështuara të mysafirëve për ta shënuar golin e nderit. Por, Arijaneti dëshiron ta mbyllë debutimin e tij pa pranuar gol.

20/11/2018 22:27

85' Besar Halimi zë vendin e Valon Berishës. Hekuran Kryeziu merr shiritin e kapitenit.

20/11/2018 22:25

83' Nuk ngopet Kosova. Rrezikon sërish përmes Kolollit, nga një rast i krijuar nga talenti zhegrova.

20/11/2018 22:22

80' Zhegrova tregohet i rrezikshëm në këto minuta, nxjerr gjuajtje të lirë në afërsi të zonës. Gjuajtja e Benjamin Kolollit përfundon mbi rrjetë.

20/11/2018 22:17-HET-TRIK ZENELI

76' Edhe një herë është Arbër Zeneli. Një asistim i bukur nga largësia dhe numri 10 kompleton het-trikun. Tashmë festa mund të fillojë.

https://www.dailymotion.com/video/x6xildd

20/11/2018 22:17

75' Me të hyrë në lojë Zhegrova krijoi rast për Nuhiun që nuk u shfrytëzua në mënyrën më të mirë.

20/11/2018 22:15

74' Edon Zhegrova inkuadrohet në vend të Milot Rashicës që përcillet me duartrokitje.

20/11/2018 22:14

Krahas simboleve shtetërore, në stadiumin "Fadil Vokrri" nuk mungon edhe flamuri kombëtar shqiptar.

20/11/2018 22:13

71' Kosova nuk heq dorë nga ndërtimi i aksioneve dhe rrezikimi i portës kundërshtare, derisa mbrohet me shumë sukses.

20/11/2018 22:10

67' Atdhe Nuhiu inkuadrohet në vend të Vedat Muriqit.

20/11/2018 22:08

66' Lojtarët e Kosovës vazhdojnë të jenë të vëmendshëm, derisa portieri Muriqi bën një tjetër pritje për të treguar cilësitë e tij.

20/11/2018 22:02-E pandalshme Kosova, 3-0

61' Gjuajtje e lirë. Harkim fantastik nga Benjamin Kololli. Amir Rrahmani shënoi me kokë.

https://www.dailymotion.com/video/x6xikhb

20/11/2018 22:00

58' Tjetër aksion rreziku i krijuar nga Milot Rashica, i cili harkoi në zonë, ndërsa topi u kthye te Herolind Shala, i cili provoi nga largësia.

20/11/2018 21:57

55' Kontroll mahnitës i lojës nga lojtarët e skuadrës sonë.

20/11/2018 21:51-GOOOOOOL, Kosova 2-0 Azerbajxhani

50' Me të filluar gjysma e dytë, Kosova shënon edhe golin e dytë. Vedat Muriqi asiston dhe Arbër Zeneli sërish i pagabueshëm.

https://www.dailymotion.com/video/x6xijwr

20/11/2018 21:35-Statistikat e pjesës së parë

Kosova ka epërsinë tejet të rëndësishme me rezultat 1-0 pas pjesës së parë ndaj Azerbajxhanit në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Klikoni për ta lexuar LAJMI I PLOTË për statistikat e pjesës së parë.

(Foto: Uefa.com)

(Foto: Uefa.com)

20/11/2018 21:31-Përfundon pjesa e parë: Kosova 1-0 Azerbajxhani

45' Ka përfunduar me epërsi prej 1-0 pjesa e parë e takimit ndërmjet Kosovës dhe Azerbajxhanit.

Goli fantastik i Arbër Zenelit e bën diferencën pas 45 minutash. Për më shumë, Kosova e dominoi pjesën e parë të kësaj sfide.

20/11/2018 21:30

44' Rashica ndalet me ndërhyrje të palejuar dhe vjen kartoni i verdhë për Abdullayev.

20/11/2018 21:27

42' Një shans fantastik për skuadrën tonë, por ndalet goditja e Kolollit.

20/11/2018 21:26

40' Pritje e jashtëzakonshme e Arijanet Muriqit në tentimin e parë drejt portës së tij.

20/11/2018 21:21

36' Një dalje përpara e azerëve, mirëpo akoma asnjë rrezik për portën e Arijanet Muriqit.

20/11/2018 21:18

33' Lojë mbresëlënëse në mesfushën e Kosovës, nga ku fillojnë të gjitha aksionet e lojtarëve tanë.

20/11/2018 21:14

29' Goditje direkte e Valon Berishës nga gjuajtja e lirë që preku rrjetën e jashtme.

20/11/2018 21:13

28' Edhe një goditje dënimi për Përfaqësuesen e Kosovës në afërsi të zonës kundërshtare.

20/11/2018 21:12

27' Ndërpritet një aksion i Zenelit që do të prodhonte shumë rrezik.

20/11/2018 21:09

24' Vazhdon paraqitja e mirë e lojtarëve tanë në fazën defensive duke e mbajtur larg rrezikut portën e Arijanet Muriqit.

20/11/2018 21:08

23' Vazhdon epërsia e Kosovës nga goli i Arbër Zeneli.

20/11/2018 21:05

20' Një moment rreziku që u evitua nga lojtarët e Kosovës para zonës.

20/11/2018 21:04

19' Kosova vazhdon ta kontrollojë lojën duke e mbajtur larg kundërshtarin, ndërkohë që krijon vazhdimisht raste të rrezikshme.

20/11/2018 21:02

17' Tjetër aksion i Kosovës që ndalet para zonës kundërshtare.

20/11/2018 20:59

14' Kosova tregohet edhe një herë e rrezikshme, pir finalizimi nuk ishte i duhuri.

20/11/2018 20:55

9' Si gjithmonë, minuta e nëntë shkon për numrin legjendar 9, Fadil Vokrri dhe duartrokitjet e publikut.

20/11/2018 20:51

7' Mërgim Vojvovda tregohet fantastik në mbrojtje.

20/11/2018 20:50

5' Gjuajtje e lirë për Kosovën. Harkon Valon Berisha, por nuk prodhon rrezik.

20/11/2018 20:46-SuperGOOOOOL

2' Me të filluar ndeshja, Kosova kalon në epërsi. Arbër Zeneli pranoi një top nga Benjamin Kololli dhe shënoi me një goditje fantastike që u ndal në rrjetën kundërshtare.

https://www.dailymotion.com/video/x6xihl8

20/11/2018 20:45-Starton ndeshja Kosovë-Azerbajxhan

Shpresojmë në fitoren TONË!

20/11/2018 20:40-Gjithçka gati për të filluar ndeshja

Intonohen himnet para fillimit të ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Azerbajxhanit.

20/11/2018 20:29-Ndeshjet që zhvillohen sot në Ligën e Kombeve

Të gjitha përballjet e sotme në Ligën e Kombeve:

20/11/2018 20:16

Derisa po afrohet koha e fillimit të ndeshjes, është shtuar intensiteti i futbolldashësve që presin të hyjnë në stadiumin "Fadil Vokrri".

20/11/2018 20:12

Asistenti Muharrem Sahiti thotë se vendimi për inkuadrimin e Arijanet Muriqit ishte që t'i shohin cilësitë e portierit të ri.

Arijanet Muriqi (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

20/11/2018 20:06-Lojtarët kanë zbritur në fushën e stadiumit "Fadil Vokrri"

20/11/2018 19:51-Brenda stadiumit "Fadil Vokrri"

Stadiumi "Fadil Vokrri" po mbushet para ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Azerbajxhanit që fillon nga ora 20:45.

20/11/2018 19:45-Lista zyrtare e formacioneve

Formacionet zyrtare: Kosovë-Azerbajxhan

20/11/2018 19:42

Valon Berisha është kapiten i Përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen kundër Azerbajxhanit, kjo për faktin se Samir Ujkani është në bankën rezervë.

20/11/2018 19:40-Tifozët e Përfaqësueses janë nisur për në stadiumin "Fadil Vokrri"

Përkundër shiut dhe motit jo të mirë, stadiumi "Fadil Vokrri" ka nisur të mbushet.

20/11/2018 19:26-Formacionet zyrtare Kosovë-Azerbajxhan

Formacioni zyrtar i Kosovës: A. Muriqi, Aliti, Shala, Kryeziu, Rashica, Zeneli, Rrahmani, V. Berisha, Vojvoda, Kololli, V. Muriqi.

Formacioni zyrtar i Azerbajxhanit: S. Agayev, Garayev, Pashayev, Medvedev, Huseynov, А. Abdullayev, Nazarov, Dadasov, Madatov, Richard Almeida, Khalilzade.

Lexoni LAJMIN E PLOTË

(Foto: Uefa.com)

20/11/2018 18:29-Përgatitjet e fundit në stadium

Dardanët janë të gatshëm për spektaklin në stadiumin "Fadil Vokrri".

https://twitter.com/kosovanfooty/status/1064915338607898624

20/11/2018 18:21-Kosova për ta shkruar historinë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

Kosova është një hap larg historisë në ndeshjen kundër Azerbajxhanit në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, për ndeshjen që konsiderohet si ‘finalja’ e Grupit 3 në Ligën D.

Në një përmbledhje, Telegrafi ka sjellë ecurinë e Kosovës në Ligën e Kombeve, si edhe vendimet dhe sukseset e trajnerit.

Lexojeni LAJMI I PLOTË

20/11/2018 18:16-Fjalët e ish-përzgjedhësit Bunjaku për ndeshjen kryesore të Kosovës

Albert Bunjaku ka thënë se do të jetë një ndeshje mjaft fizike, ku fitorja arritja e fitores do të jetë e vështirë.

Tutje ai bëri analizë edhe për fituesit e secilit dhe se cili do të ishte kundërshtari më i vështirë i Kosovës.

LAJMI I PLOTË

20/11/2018 18:06-Përgatitjet që i bëri Challandes me skuadrën në seancën e fundit stërvitore

Ditë më parë, para ndeshjes kundër Azerbajxhanit (që zhvillohet sonte nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”në kryeqytet), Kosova mbajti seancën e fundit stërvitore.

Përzgjedhësi Bernard Challand bashkë me shtabin teknik u fokusuan në skemat e mundshme të lojës dhe gjetjen adekuate të njëmbëdhjetëshit startues.

LAJMI I PLOTË

20/11/2018 18:00-Komenti i Valon Berishës për ndeshjen ndaj Maltës

Në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Azerbajxhanit, mesfushori Valon Berisha ka thënë se kundërshtari është favorit.

LAJMI I PLOTË

20/11/2018 17:56-Konferenca për shtyp e trajnerit të Kosovës, Bernard Challandes

Ditë më parë, përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Azerbajxhanit.

LAJMI I PLOTË

20/11/2018 17:54-Deklarata e trajnerit të Azerbajxhanit

Trajneri i Azerbajxhanit, Gurban Gurbanov, është shprehur i vetëdijshëm që ekipit të tij i duhet vetëm fitorja, por theksoi që mundësitë për kualifikim janë të barabarta.

LAJMI I PLOTË