Please enter at least 3 characters.

Gjithçka e konfirmuar: Sergio Ramos fillon një aventurë të re në Meksikë

Legjenda e Real Madridit dhe futbollit spanjoll, Sergio Ramos, tashmë është konfirmuar se do t’i rikthehet sërish futbollit. 

Kjo vjen pas konfirmimit se ai është pajtuar me kushtet e një kontrate me klubin meksikan Rayados.

Ramos nuk ka luajtur në ndonjë ndeshje zyrtare që prej sezonit të kaluar, pasi i skadoi kontrata me Sevillën.

38-vjeçari si një profesionist i vërtetë, ndonëse ishte pa ekip, ai u sigurua që të qëndronte në formë optimale fizike.

Sipas një raportimi të fundit nga eksperti i transferiemve Fabrizio Romano, mbrojtësi ikonik ka hedhur firmën për Rayados.

“Sergio Ramos tek Rayados, here ëe go! Para-kontrata u nënshkrua sot, ai pritet të udhëtojë në Meksikë për hapat e ardhshëm”, ka shkruar Romano.

Një njoftim zyrtar nga ana e klubit meksikan pritet që të vijë gjatë orëve në vazhdim./Telegrafi/