Please enter at least 3 characters.

Gjilanasi plagos një femër, pastaj edhe vetën

2016/10/plagosje.jpg

Një femër ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është qëlluar me armë nga një person tjetër, i cili më pas ka plagusur lehtë edhe veten.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur të premten rreth orës 20:20 në Gjilan.

Sipas raportit të policisë, viktima femër është dërguar në QKUK për të marr trajtime mjekësore, ndërsa i dyshuari pas tretmanit mjekësor është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti ka qëlluar me armë zjarri viktimën femër dhe më pas ka qëlluar veten. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK. I dyshuari ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet më tej në komunikatë. /Telegrafi/