Please enter at least 3 characters.

Gjiko zbulon sekuenca nga kënga “X5” me Melinda Ademin

2020/08/Untitled-design-3-5.jpg

Rep-artisti i njohur shqiptar, Gjiko së bashku me Melinda Ademin do të sjellin një bashkëpunim.

Këtë e kanë bërë të ditur ditë më parë përmes disa postimeve në rrjete sociale, të cilat u komentuan në masë të madhe.

Një duet i tillë është pritur kohë më parë, pasi dyshja edhe janë nën menaxhimin e të njëjtit person.

Sidoqoftë, në një postim në rrjetin social Instagram, Gjiko ka ndarë me fansat disa sekuenca nga xhirimet e klipit.

“X5” titullohet kënga, e cila do të jetë e dëgjueshme të dielën për admiruesit e muzikës së tyre.

Në po të njëjtin postim ka me mijëra komente nga ndjekësit e dyshes, të cilët me padurim po e presin lasnimin. /Telegrafi/