Please enter at least 3 characters.

Gjesti i këndshëm i Wiganit, plotëson ëndrrën e prindërve duke shfaqur në stadium fotografinë e fëmijës së tyre të ndjerë

2020/06/Wiganfk.jpg
298:"WIGAN, ENGLAND - JUNE 27: A man is seen celebrating in the stands after Michael Jacobs of Wigan Athletic scores their second goal during the Sky Bet Championship match between Wigan Athletic and Blackburn Rovers at DW Stadium on June 27, 2020 in Wigan, England. (Photo by Nathan Stirk/Getty Images)
12:"Getty Images

Derisa stadiumet janë të zbrazëta si pasojë e pandemisë së coronavirusit, ndeshjet e Ligës Premier dhe ato të Championship shoqërohen me figura të ndryshme kartonësh duke i përfshirë edhe ato të tifozëve.

Një foshnje, e cila kishte ndërruar jetë në moshën pesëmuajshe, është shfaqur përmes një fotografie në ndeshjen ndërmjet Wigan Athletic dhe Blackburn Rovers.

Jack Stout vdiq para pesë vitesh, ndërsa porsa kishte lindur, prindërit e tij që janë tifozë të flaktë të Wiganit, kishin ëndërruar që ta dërgonin djalin e tyre në një ndeshje kur të rritej.

(Foto: Wigan Today/Twitter)

Dhe duke qenë se këtë nuk arritën ta bënin për shkak të sëmundjes së rëndë, ata e realizuan ëndrrën në një formë tjetër.

Nëna e Jackut, Christine Lamb, vendosi ta dërgonte një fotografi të djalit të saj që të vendosej në njërën prej ulëseve në DW Stadium. Ajo dhe babai i Jackut ishin njoftuar pikërisht në një ndeshje të Wiganit.

“Ishte gjë e bukur, dukej sikur ai më në fund shkoi ta shikonte ndeshjen e tij të parë”, ka deklaruar Christine për Wigan Today, duke shtuar se ideja ishte e fëmijëve të tjerë të saj që donin që vëllai i tyre i ndjerë të ishte në njërën prej fotografive.

Ajo është mahnitur edhe nga reagimet e shumta pozitive në rrjetet sociale: “Reagimi ka qenë i çmendur. Asnjëherë nuk kisha pritur aq shumë komente që na kanë ardhur”. /Telegrafi/