Please enter at least 3 characters.

Gjermania përfshihet nga moti i keq, diku uji nëpër rrugë arriti deri në një metër lartësi

2021/07/Screenshot-35.png

Stuhi të dhunshme përfshinë sot Gjermaninë, veçanërisht në perëndim, njoftuan autoritetet lokale, që presin më shumë reshje në ditët në vijim.

“Një zjarrfikës u mbyt gjatë një ndërhyrjeje në Altona (Nordrhein-Westfalen)”, njoftoi media lokale sot në mbrëmje.

Në Nordrhein-Westfalen, rajoni më i populluar i Gjermanisë, reshjet e rrëmbyeshme të shiut shkaktuan dëme të mëdha, veçanërisht në disa azile të të moshuarve.

Në disa lokalitete, uji nëpër rrugë arriti deri në një metër lartësi.

<span></span>

Në Hagen, sipas shërbimeve të urgjencës, përrenjtë dolën nga shtretërit e tyre duke zhvendosur “grumbuj mbeturinash”, që bllokuan rrugët, raporton ATSh.

Rajonet fqinje të Saar dhe Rhineland-Palatinate, si edhe Mecklenburg-Vorpommern (në verilindje) janë në gatishmëri për stuhi.

Landet e tjera veriore gjithashtu pritet të përjetojnë stuhi, të shoqëruara nga shira të rrëmbyeshëm dhe breshër.

Të martën, ishte Bavaria landi i prekur më keq, ku në rrethin e Hof-it u shpall edhe gjendja e katastrofës natyrore, për shkak të rrugëve të përmbytura.