Please enter at least 3 characters.

Gjermania pa trajner, Low lëndohet dhe përfundon në spital

2019/05/joachim-low.jpg
290:"AMSTERDAM, NETHERLANDS - MARCH 24: Joachim Low, Manager of Germany looks on prior to the 2020 UEFA European Championships group C qualifying match between Netherlands and Germany at Johan Cruyff Arena on March 24, 2019 in Amsterdam, Netherlands. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
12:"Getty Images

Kombëtarja gjermane futbollit do të jetë pa trajnerin Joachim Lowin në dy ndeshjet e ardhshme të kualifikueseve për kampionatin evropian të vitit 2020.

Eksperti gjerman ka përjetoi një lëndim të çuditshëm, me ç'rast ka përfunduar në një spital të Berlinit.

Fituesi i Kupës së Botës ka “arterie të konturuar”, sipas Federatës së Futbollit të Gjermanisë dhe është duke marrë tretman mjekësor.

Joachim Low (Foto by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

"Marcus Sorg, Andy Kopke dhe Oliver Bierhoff kanë një eksperiencë shumëvjeçare dhe do ta kapërcejnë këtë pushim të shkurtër. Unë jam duke u ndjerë mirë, por duhet të pushoj për katër javët e ardhshme. Unë jam në komunikim të vazhdueshëm me një trajner profesional", tha strategu.

Theksojmë se "Pancerat" do të luajnë në dy ndeshjet e ardhshme kundër Bjellorusisë (8 qershor) dhe tri ditë më vonë kundër Estonisë.

Ndryshe, Gjermania zë pozitën e tretë të renditjes tabelore të grupit C, ku lider është Irlanda Veriore me gjashtë pikë. /Telegrafi/