Gjermania jep 2.3 milionë euro për zgjerimin e ngrohjes në Prishtinë
14:"Ridvan Slivova
12/07/2018
Ministri i Financave, Bedri Hamza dhe drejtori i Zyrës së Bankës Gjermane për Zhvillim për Kosovë (KfW), Rene Escheman, do të nënshkruajnë sot marrëveshjen “Përmirësimi i rrjetit të ngrohtores qendrore në Prishtinë”, në vlerë prej 2.3 milionë euro.
Pjesëmarrëse do të jetë e ngarkuara me punë në Ambasadën e Luksemburgut, Anne Dostert, përfaqësues të Ndërmarrjes së Termokosit dhe Ambasadës Gjermane.
Ceremonia e nënshkrimit do të mbahet në ora 14:00 në Ministrinë e Financave./Telegrafi/


