Please enter at least 3 characters.

Gjermania drejt investimeve publike me taksat e milionerëve

2017/10/euro-cash-many-euro-banknotes-of-different-values-euro-cash-background_1391-1366.jpg
149:"Euro cash. Many Euro banknotes of different values. Euro cash background. pile of paper euro banknotes as part of the united country's payment system

Gjermania planifikon t'i tatimojë multimilionerët, ku në bashkëqeverisje, socialistë e demokratë po kërkojnë të vendoset një taksë për ata.

Sipas ligjvënësve, objektivi është që të ardhurat shtesë të shkojnë për investime publike.

Thorsten Schaefer-Guembel tha se komiteti ekzekutiv i partisë SPD ka miratuar propozimin për një taksë pasurie 1 për qind për asete si prona, pasuritë e paluajtshme, aksionet e kompanisë dhe paratë e gatshme, përcjell Telegrafi.

Taksa e pasurisë e kundërshtuar nga Angela Merkel synon të zbatohet tek qytetarët gjermanë me pasuri mbi dy milionë euro.

Në një vit një taksë e tillë synon të sigurojë 10 miliardë euro. Si në shumë shtete të tjera edhe në Gjermani, pasuria private është e përqendruar në një pjesë shumë të vogël të popullsisë. /Telegrafi/