Gjermania, Belgjika, Lituania, San Marino dhe Polonia në Eurovision – mbyllet gjysmëfinalja e parë
Vazhdon edicioni i 70-të i Eurovisionit me performanca nga disa shtete dhe momente të rëndësishme në garë.
Gjermania ka një kalim të drejtpërdrejtë në finale, ndërsa përfaqësuesja Sarah Engels ka interpretuar këngën “Zjarr”.
Belgjika është përfaqësuar nga ESSYLA me këngën “Dancing on the Ice”, duke sjellë një performancë dinamike në skenë.
Lituania ka dalë në skenë me Lion Ceccah me këngën “Solo Quiero Mas”, ku artisti ka tërhequr vëmendje edhe me paraqitjen e veçantë në skenë.
San Marino është përfaqësuar nga Senhit me këngën “Superstar”, ku në performancë është parë edhe Boy George si pjesë e skenës.
Ndërkohë, Polonia është përfaqësuar nga Alicja me këngën “Pray”, duke mbyllur këtë pjesë të natës së Eurovisionit. /Telegrafi/


