Please enter at least 3 characters.

Gjenerali i pensionuar amerikan: Forcat ruse janë në telashe, 10 ditë e ardhshme do të jenë vendimtare

2022/03/1-7.jpeg

Një gjeneral i pensionuar amerikan, ka thënë se forcat ruse janë në telashe dhe 10 ditët e ardhshme do të jenë vendimtare.

Sipas një gjenerali të pensionuar amerikan që gëzon respekt, 10 ditët e ardhshme do të përcaktojnë fatin për luftën e zhvilluar në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

Duke shkruar për Qendrën e Analizave Politike Evropiane, gjeneral-lejtnant Ben Hodges, ka konstatuar se “Rusia është në telashe dhe për këtë ata e dinë mirë”.

“Gjeneralëve rusëve po u skadon afati, armët dhe ushtarët”, tha ndër tjera gjenerali amerikan.

“Rusët kanë probleme me mungesë municioni. Atyre nuk po u dalin llogaritë siç i kishin bërë dhe janë nën nivelin e pritshmërive të eprorëve të tyre”, tha ndër tjera gjenerali amerikan.

Hodges që ishte komandant i ushtrisë amerikane në Evropë nga viti 2014 deri më 2017, ai sa ishte në detyrë kishte raporte tejet të mira me britanikët dhe aleatët e tjerë në NATO. /Telegrafi/