Please enter at least 3 characters.

Gjendja e rrugëve në Maqedoni

2018/04/Rruga-e-Kombit-2.jpg

Komunikacioni në rrugët shtetërore në Maqedoni po zhvillohet në korsi të lagura në disa vende. Lidhja Auto-moto e Maqedonisë rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimit rrugor.

Në disa gryka malore mund të ketë rrëshqitje të dheut, sidomos në rrugëz: Koçani - Makedonska Kamenica - Dellçevë, Vinicë - Berovë, Gostivar - Strazhë, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovo, Katlanovë - Veles, Krushevë - Demir Hisar dhe Resnjë - Bukovo, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Intenziteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është rritur. Ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. (Ky informacion vlen vetëm për kalimet në anën e Maqedonisë)./Telegrafi/