Gjendet trupi i pajetë i modeles (Foto)
01/08/2016
Modelja 28-vjeçare Aline Furlan, e cila ishte zhdukur prej më shumë se dy javë, është gjetur e vdekur në Sao Paulo të Brazilit.
Më 14 korrik kur u zhduk, më parë kishte qenë me miqtë në një bar të Piracicaba. Trupi i modeles është gjetur pranë automjetit të saj, në fund të një shkëmbi, transmeton tvklan.al.
Policia beson se ajo është viktimë e një aksident me makinë, por nuk e ka përjashtuar mundësinë e një sulmi.
“Ne jemi duke hetuar. Në këtë moment gjithçka duket një aksident, por nuk përjashtojnë asnjë hipotezë”, ka deklaruar shefi i policisë së Sao Paulos.


