Please enter at least 3 characters.

Gjendet pa shenja jete një shtetas i huaj në Gjilan

2021/01/ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 11:20 në qytetin e Gjilanit, është gjetur pa shenja jete një person.

Sipas policisë viktima mashkull shtetas i huaj është gjetur i vdekur në një banesë.

Në vend ngjarje kanë dalur prokurori ,njësiti policor dhe emergjenca ku mjeku ka konstatuar vdekjen e tij.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për  obduksion. /Telegrafi/