Gjendet pa shenja jete një person në Viti, rasti po hetohet
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
18/03/2025
Një person është raportuar se është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në Viti.
Tutje bëhet e ditur se mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij viktima mashkull Kkosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit policore si dhe emergjenca, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/


