Please enter at least 3 characters.

Gjendet pa shenja jete Jeton Markaj - rezultonte i humbur që disa ditë

2023/10/jeton-1130x635-1.jpg

Është gjetur pa shenja jete Jeton Markaj, i cili rezultonte i zhdukur që disa ditë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatë nga një qyetetar se ka gjetur një person në fushat e fshatit Gllaviqicë të Pejës. Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia dhe ekipet emergjente, ndërsa nga mjeku është konfirmuar vdekja e tij”, tha Gashi.

Gashi tha se rasti vazhdon të hetohet.

Ndryshe, Policia e Kosovës kishte kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e Jeton Markaj, i cili ishte zhdukuar para disa ditësh./Telegrafi/