Please enter at least 3 characters.

Gjendet i vdekur një 70-vjeçar në Suharekë

2024/12/Policia-e-Kosoves-i-ekspozon-me-rastin-e-24-vjetorit-te-themelimit-Forenzika-foto-Ridvan-Slivova-90-e1734214491497.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Grejkovc të Suharekës të hënën.

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima, i lindur në vitin 1954, është gjetur në rrugën “Përparimi”, derisa më pas është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, deklaroi se fillimisht viktima ishte dërguar në QKMF-në në Suharekë.

“Aty mjekët e kanë konstatuar vdekjen. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është iniciuar si hetim i vdekjes dhe se Policia ka marr të gjitha veprimet e nevojshme për rastin”, tha Bytyqi./Telegrafi/